Çfarë është Votomati?

Votomati është një mjet informues për zgjedhjet në hapësirat shqiptare. Ai u jep qytetarëve mundësinë të krahasojnë qëndrimet e tyre politike me qëndrimet e partive dhe kandidatëve.

Përdoruesi përgjigjet në një sërë pyetjesh për tema politike, shoqërore dhe ekonomike. Më pas Votomati tregon se cilat parti kanë më shumë përputhje me përgjigjet e dhëna.

Votomati është neutral, i pavarur dhe nuk bën thirrje për votimin e asnjë partie. Qëllimi është informimi, krahasimi dhe pjesëmarrja më e vetëdijshme në zgjedhje.

Si funksionon Votomati?

1. Përgjigju pyetjeve
Jep qëndrimin tënd për tema të ndryshme politike.

2. Krahaso përgjigjet
Votomati i krahason përgjigjet e tua me qëndrimet e partive.

3. Shiko përputhjen
Në fund sheh se cilat parti janë më afër mendimeve të tua.

4. Informohu para votës
Rezultati shërben për orientim, jo si urdhër apo rekomandim vote.

Pse Votomati?

Në shumë vende evropiane ekzistojnë mjete digjitale që u ndihmojnë qytetarëve të kuptojnë më mirë dallimet mes partive. Në hapësirat shqiptare kjo formë informimi ende nuk është e përhapur.

Votomati synon ta bëjë politikën më të kuptueshme, sidomos për të rinjtë, diasporën dhe qytetarët që duan të votojnë me më shumë informacion.

Në vend të sloganeve, Votomati fokusohet te qëndrimet konkrete.

Çfarë ofron Votomati?

Krahasim politik
Krahason përgjigjet e përdoruesit me qëndrimet e partive.

Informim i thjeshtë
E bën më të lehtë kuptimin e dallimeve politike.

Neutralitet
Nuk mbështet asnjë parti dhe nuk jep rekomandim vote.

Pjesëmarrje demokratike
Nxit qytetarët të mendojnë, të krahasojnë dhe të votojnë me vetëdije.

Zgjedhjet

Votomati do të zhvillohet për zgjedhje në hapësirat shqiptare, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Versioni aktual është për:

Zgjedhjet në Kosovë – 07.06.2026

Në të ardhmen, Votomati mund të zgjerohet edhe për zgjedhje të tjera lokale, parlamentare ose presidenciale.

Metodologjia

Për shkak të afatit të shkurtër zgjedhor, pyetjet nuk kanë mundur t’u dërgohen partive për përgjigje zyrtare. Për këtë arsye, ekipi ynë i ka përcaktuar përgjigjet mbi bazën e programeve zgjedhore, dokumenteve publike dhe qëndrimeve të publikuara nga partitë e përfshira.

Janë shqyrtuar të gjitha subjektet politike relevante për këto zgjedhje, përfshirë edhe partitë dhe listat e komuniteteve jo-shumicë. Në përllogaritjen e rezultatit janë përfshirë vetëm ato parti për të cilat ekzistonin programe ose qëndrime publike të mjaftueshme për një vlerësim të drejtë dhe transparent. Kjo nuk është përzgjedhje politike, por kufizim metodologjik për të shmangur vlerësime të pasigurta ose arbitrare.

Rreth nesh / Kush qëndron pas Votomatit?

Votomati është një projekt i pavarur i Lëvizja.al

Qëllimi ynë është ta largojmë debatin zgjedhor nga kulti i liderëve dhe ta afrojmë te përmbajtja, programet dhe qëndrimet konkrete.
Të gjitha kostot e projektit i kemi marrë përsipër vetë, si lob shqiptar, për t’ia dhënë këtë mjet komunitetit shqiptar si një nga kontributet tona publike.